Panorama Sport (Albania)

Gjeorgjian­ët i ndihmoi Zoti, ja foto në dhomat e zhveshjes

Lutje, qirinj dhe ikona me njerëz të shenjtë

-

"Në futboll duhet pak fat dhe ndihma e Zotit për t'ia dalë me sukses". Kjo shprehje është kthyer tanimë në një postulat, pasi çdo herë e më shumë në futboll kërkohet ndihma e Zotit për të arritur rezultatet e dëshiruara. Edhe në përfundim të dy ndeshjeve të raundit të tretë të Europa Ligës mes Kukësit dhe Torpedo Kutaisit, ku kuksianët u eliminuan, përpos gabimeve të tyre, në kampin verilindor ia vunë pak fajin edhe fatit. Të njëjtën gjë pohuan edhe kundërshta­rët gjeorgjian­ë, me fatin dhe Zotin që ishte në anën e tyre në këtë rast, duke ia dalë që të arrijnë kualifikim­in për në raundin tjetër. Vetë faqja zyrtare e klubit gjeorgjian në "Facebook" kishte shpërndarë dje një video nga ajo që ndodhi në dhomat e zhveshjes, por "Panorama Sport" ka zbuluar ekskluzivi­sht edhe atë që mund të quhet fati i Torpedos. Gjeorgjian­ët janë lutur para dhe pas ndeshjes.

NDIHMA - Zakonisht përpara se të startojë një ndeshje futbolli apo në momente të caktuara të lojës, pa harruar edhe në festimet e golave, lojtarët tregojnë besimin e tyre dhe bëjnë adetet e fesë që i përkasin. Kjo do të thotë se shpresojnë te ndihma e Zotit dhe fatit për të arritur rezultatin që kërkojnë, ndaj një gjë e tillë mund të thuhet se është kthyer në modë në sport, veçanërish­t në futboll. Me sa duket, të njëjtën gjë ka bërë edhe ekipi gjeorgjian në ndeshjen e kthimit në "Elbasan Arena" përballë Kukësit, teksa në dhomat e zhveshjes kanë gjetur kohën për t'iu lutur Zotit t'ia dilnin mbanë. Ndryshe nga

rastet e njohura më parë, ndihmën e Zotit nuk e ka kërkuar një individ në veçanti, por një klub i tërë, siç është rasti i Torpedos dy ditë më parë. Për fatin e tyre të mirë, kësaj here Zoti ishte me ta, pasi Torpedo kaloi në fazën tjetër të kualifikue­seve në Europa Ligë. "Panorama Sport" siguron ekskluzivi­sht foto nga dhoma e tyre e zhveshjes, teksa mbi një tavolinë mbajnë ndezur një qiri, me Biblën aty pranë dhe disa ikona të njerëzve të shenjtë të fesë kristiane. Me sa duket, klubi gjeorgjian nuk ka harruar të bëjë ritualin fetar dhe të kërkojë një ndihmë të mbinatyrsh­me për të pasur sukses, gjë që në fund u rezultoi e suksesshme. Me sa duket, tani kuksianët e kanë kuptuar qartë se përse ai gol i tretë dukej i pamundur për t'u shënuar, për më tepër që pesë golat e pësuar në sfidën e parë në Gjeorgji mund të jenë pësuar me ndihmën e... Zotit. Vladimir Mema

 ??  ?? Qirinj dhe ikona në dhomat e zhveshjes së Torpedos
Qirinj dhe ikona në dhomat e zhveshjes së Torpedos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania