Panorama Sport (Albania)

$lbasani, me not drejt''' Superiores

#o vetëm ngarkesa, por edhe argëtim për verdheblut­ë

- VLADIMIR MEMA

Pas biçikletav­e i vjen radha pishinës. Nëse pak ditë më parë, përgatitës­i atletik i skuadrës së Elbasanit, Blendi Hoxholli, kërkoi "ndihmën" e biçikletës për të stërvitur lojtarët, kësaj here i është drejtuar pishinës. Për afro një orë, në një nga pishinat e qytetit të Elbasanit, duke përfituar edhe nga vapa e madhe, verdheblut­ë kanë notuar, duke vënë kështu në lëvizje të gjithë muskujt e trupit. Hoxholli kërkon që lojtarët të arrijnë në kushtet optimale fizike deri në startimin e kampionati­t dhe po përdor çdo mundësi të mundshme për t'ia arritur këtij qëllimi, sigurisht duke mos e kthyer as në monotone stërvitjen. Përpos notit, pasi nuk ishte ky qëllimi i vetëm i kësaj seance stërvitore, lojtarët kanë bërë ecje në ujë, si edhe kanë zhvilluar lojëra të ndryshme me top. Me sa duket, pak e nga pak po kthehet në një ritual të zakonshëm një seancë stërvitore ndryshe në klubin e Elbasanit, me qëllimin e vetëm që ushtrimet e forcës të bëhen edhe duke u argëtuar. Në ditët në vijim mësohet se do të ketë të tjera risi të kësaj natyre. Mbetet vetëm për t'u parë se cila do të jetë surpriza e radhës për verdheblut­ë.

PËRGATITJA 2 I 3 IKE - Futbolli shqiptar nuk njihet për talente të mëdhenj dhe zakonisht, skuadra që ka një përgatitje të mirë fizike ia del të fitojë dhe të jetë sa më rezultativ­e në kampionat. Për më tepër që në Kategorinë e Parë, kjo është akoma më shumë e theksuar, për shkak të futbollit të ashpër që luhet aty. Këtë gjë e dinë mjaft mirë në Elbasan dhe në këtë periudhë përgatitor­eje po i kushtojnë shumë rëndësi këtij aspekti, në mënyrë që mangësitë teknike të lojtarëve në fushë, të kompensohe­n me ato fizike. Edhe doza e ushtrimeve fizike në stërvitje ka ardhur duke u rritur nga dita në ditë, pasi këto ditë skuadra ka bërë edhe cirkuite force, që kërkojnë përgatitje të lartë fizike për t'u realizuar. Duke qenë se për momentin skuadra po dështon në afrimin e lojtarëve cilësorë, aktualisht kjo gjë është kompensuar me anën fizike. Kjo është parë në miqësoret e zhvilluara deri më tani, ku elbasanasi­t kanë bërë paraqitje të mira dhe shpresohet që deri në startimin e kampionati­t të jenë në "top-formë". E megjithatë, vëmendja mbetet në merkato, ku priten afrimet cilësore nga elita.

 ??  ?? Elbasani duke u ushtruar në pishina
Elbasani duke u ushtruar në pishina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania