Panorama Sport (Albania)

Begeja nuk i druhet Grupit B: Pres një Besë të dubluar

-

Pas 4 sezonesh në Grupin e A, Besa zhvendoset në Grupin B. Për herë të parë, verdhezinj­të do të përballen me ekipe të elitës si Lushnja, Apolonia, Bylisi, Elbasani, Pogradeci, etj. Kavajasit ndodhen ende në Pogradec për fazën përgatitor­e e sot do të zhvillojnë miqësoren e fundit në këtë qytet, pikërisht ndaj Pogradecit vendës. Për situatën në ekip, kalimin në Grupin B, por edhe merkaton, për "Panorama Sport" flet trajneri Gentjan Begeja.

Kur kanë mbetur edhe tri ditë nga mbyllja e fazës përgatitor­e, si duket gjendja e grupit?

Po mundohemi t'i shfrytëzoj­më në maksimum këto ditë, pasi ato do ndikojnë gjatë gjithë fazës së parë. Për fatin tonë, nuk kemi pasur asnjë dëmtim. Kjo tregon se, pavarësish­t ngarkesave, grupi i ka përballuar mjaft mirë. Sa për gjendjen e ekipit, e kam thënë edhe më herët se, pavarësish­t afrimeve, ende kemi nevojë sidomos për mesfushor anësor. Kur them këtë, kam parasysh dublimin për çdo rol, si dhe objektivin tonë që mbetet Superiorja. Jemi në pritje edhe të Diksonit e Onuh, të cilët kanë gati gjithçka, viza e bileta.

Sot, miqësorja e fundit ndaj Pogradecit...

Sikurse e dini, fillimisht matëm forcat në Kavajë me Lushnjën e më pas me Skënderbeu­n në Korçë. Më pas luajtëm me Maliqin e Orikumin. Përtej rezultatev­e, mua si trajner më intereson mënyra sesi do të luajmë dhe përcaktimi i rolit të secilit.

Jeni i kënaqur nga ato që keni zhvilluar në fazën përgatitor­e?

Besa këtë sezon është ndërtuar nga e para. Thënë ndryshe, lojtarët nuk e njohin lojën e njeri-tjetrit, ndaj kemi zhvilluar kaq miqësore. Harmonizim­i i lojës së grupit, korrigjime­t kanë qenë synimi im kryesor. Në tërësi jam i kënaqur nga paraqitjet e ekipit dhe ky grup është plotësisht i aftë të synojë objektivin madhor sikurse është Superiorja. Ndryshe nga sezonet e tjera, tashmë do përballeni me Grupin B. / prisnit?

E para, grupet nuk i përcaktoj unë (qesh). E dyta, sot nuk mund të thuash se Grupi A ka ekipe të dobëta apo Grupi B ka vetëm ekipe të forta.

Ama këtë sezon do përballeni me / lbasanin, Bylisin, Apoloninë apo Lushnjën...

Kam vlerësim maksimal për ekipet e traditës si Elbasani, Bylisi, Lushnja, Apolonia, por nuk qëndron më poshtë Pogradeci, Turbina, Orikumi e ekipe të tjera. Ne jemi të bindur se gjithçka do të varet nga këmbët tona, pra nga lojërat tona.

Mund të jetë ky viti i duhur për Besën?

Po përgatitem­i me objektiv të qartë, kthimin në Superiore e kjo kërkon vlerësim e sakrificë në çdo ndeshje. Pres një kampionat të vështirë, të bukur e të fortë në grupin tonë. Fundja, ky është futbolli, lojë burrash, ku nganjëherë nuk fiton gjithmonë ai që e meriton. Uroj që edhe fati të jetë në anën tonë. Së fundi, pres mbi të gjitha një kampionat "fair play", ku secili të marrë atë që jep në fushën e lojës. 0eriz 0erizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania