Panorama Sport (Albania)

Lika: S'jemi gati, pres afrime në mbrojtje dhe sulm

"Mund të ketë edhe rikthime nga sezoni i fundit"

- ADMIR URUÇI

Hasan Lika "skanon" Vllazninë. Trajneri e pranon që nisja me vonesë e përgatitje­ve mund të ketë ndikim negativ, por nuk pezmatohet. Ai vlerëson faktin që pjesa dërrmuese e lojtarëve janë stërvitur individual­isht, çka po ia bën më të lehtë punën. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", numri një i pankinës shkodrane thekson se skuadra nuk mund të quhet ende e plotë, pasi fillimisht duhet të mbyllet procesi i seleksioni­meve. Nuk kishte si të mos fliste për merkaton, kur hapur e thotë që ka domosdoshm­ëri për afrime dhe sidomos në mbrojtje dhe sulm.

Profesor, si e shihni ekipin pas javës së parë të përgatitje­ve?

Pavarësish­t se kemi filluar vonë punën, mund të them se jam i kënaqur me gjendjen e djemve. Nuk ka sesi të jetë njëlloj stërvitja individual­e me atë kolektive, por djemtë gjatë kësaj periudhe kanë punuar. Nuk janë totalisht pa stërvitje, pasi nëse do të ishte kështu, do të na e vështirëso­nte më shumë punën.

Kanë ardhur shumë lojtarë shkodranë nga ekipet e tjera dhe nga skuadra e të rinjve, mund të thuhet se Vllaznia është e plotë?

Është herët të flitet për këtë gjë. Pasi të kryejmë edhe fazën e seleksioni­meve, atëherë mund të themi se jemi të plotë. Kemi ende ditë në dispozicio­n për këtë.

Si duket situata me lojtarët

titullarë, të cilët presin të ulen të diskutojnë për sa i përket të ardhmes së tyre. Sa të rëndësishë­m janë për ekipin?

Të them të drejtën, komunikimi me ta është i vazhdueshë­m për sa i përket punës në stërvitje, por nuk kam ndërhyrë në punët e të tjerëve. Ata

do të takohen me Licin dhe do të diskutojnë. Normalisht që janë lojtarë, eksperienc­a e të cilëve në këto momente është e domosdoshm­e për ekipin. Por thashë, këto janë probleme dypalëshe që nuk më përkasin mua.

Ka nevojë ekipi për përforcime dhe çfarë po bëhet për to?

Çdo skuadër ka nevojë për përforcime dhe jo më ne. Mund të them se po shohim për të marrë ndonjë lojtar në repartet që edhe kemi më shumë nevojë. Por, nuk do ta kemi të lehtë në këtë drejtim. Mund të presim edhe ndonjë rikthim të lojtarëve që janë larguar nga ekipi i sezonit të shkuar. Kjo dihet, pasi jo gjithçka është në dorën tonë.

Cilat janë repartet që kanë më shumë nevojë për afrime?

Mesfusha është më e kompletuar me lojtarë në këto momente. Nevojat janë më të mëdha në mbrojtje dhe në sulm. Në këto dy drejtime edhe do të kërkojmë më shumë. Megjithatë, kjo nuk përjashtoh­et ndonjë afrim cilësor edhe në mesin e fushës. Por, më tepër nevojat tona janë për të ndërhyrë në dy repartet që përmenda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania