Panorama Sport (Albania)

Lushnja me mision në Grupin B, do që të përsërisë historinë

Mesfushori Alushi: Jemi më të motivuar se kurrë

-

Lushnja vijon fazën përgatitor­e në qytetin e Pogradecit. Që nga e hëna e kësaj jave, skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla është akomoduar në hotel "Kalaja". Kampi lushnjar ka mësuar dhe nëntë kundërshta­rët e sezonit të ardhshëm, atje ku do të masë forcat me Pogradecin, Bylisin, Apoloninë, Elbasanin, Turbinën dhe Tomorin. Me këto gjashtë skuadra Lushnja u ndesh dy sezone më parë, ku arriti të siguronte ngjitjen në Kategorinë Superiore. Pas plot pesë sezonesh, rikthehet edhe dueli me Besën. Këto skuadra janë ndeshur për herë të fundit në Superiore në sezonin 2013-2014. Ndërsa pas plot 15 vjetësh, lushnjarët do të ndeshen me Egnatian. Për herë të fundit me rrogozhina­sit është luajtur në sezonin 2004-2005, në Kategorinë Superiore. Për herë të parë lushnjarët do të luajnë një ndeshje zyrtare me Orikumin. Grupi duket shumë i fortë për skuadrën verdhejesh­ile, që ka pësuar shumë ndryshime nga sezoni i kaluar, por trajneri ka ndërtuar një skuadër pretendent­e. ALUSHI - Edhe dje lushnjarët janë stërvitur me dy seanca ditore, ndërsa sot skuadra e Gjylës do të udhëtojë drejt Maliqit për miqësoren e radhës. Mesfushori Ergys Alushi, për gazetën "Panorama Sport", u shpreh se skuadra është më e motivuar se kurrë. "Ekipi është duke vijuar me përgatitje­t. Në Pogradec po zhvillojmë pjesën më të rëndësishm­e të përgatitje­ve të shoqëruar me ndeshje miqësore. Jemi të motivuar për të bërë sa më mirë që Lushnja të jetë aty ku duhet me fillimin e kampionati­t", është shprehur mesfushori. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania