Panorama Sport (Albania)

Apolonia kërkon një "bomber", sot miqësorja e dhjetë

Zv.trajneri Argjendari: Jemi thuajse të plotësuar

-

Sokol Argjendari është bashkëshoq­ërues besnik i Marjol Mihos, pasi të dy kanë drejtuar sezonin e kaluar Albpetroli­n e Patosit dhe këtë edicion ka qenë trajneri, që e ka kërkuar ta ketë në rolin e zëvendësit. Në një bisedë për gazetën, numri dy i pankinës komenton gjendjen e skuadrës, por nuk ngurron që të flasë edhe për problemet. "Skuadra po ecën shumë mirë dhe grupi është thuajse i plotësuar. Po konsolidoh­emi në filozofinë e lojës dhe në aspektin tekniko- taktik. Mbi të gjitha, po forcojnë ndjeshëm mentalitet­in fitues. Kemi probleme në sulm, por nuk është shprehja e duhur se çalojmë. Po, na intereson mbi të gjitha një lojtar agresiv në vijën e parë, që di ta godasë mirë portën, golashënue­s të mirëfilltë që të shënojë shumë gola. Gjithsesi, edhe nëse nuk arrijmë të gjejmë një kualitet të tillë, ne kemi lojtarë shumë të mirë në përbërje, të cilët janë të gatshëm të marrin përsipër vijën e parë. Mjafton të shihni miqësoret tona të deritanish­me e do të bindeni për këtë gjë. Sa i përket ndarjes së grupeve, Grupi B është realisht i fortë dhe me ekipe që pretendojn­ë ngjitjen. I respektojm­ë të gjithë kundërshta­rët, gjithsesi kemi bindjen se Apolonia i ka të gjitha mundësitë për të qenë ' koka' e grupit në fund të kampionati­t", përfundoi zv. trajneri. Këtë të shtunë, Apolonia do të luajë dhe ndeshjen e dhjetë miqësore gjatë kësaj faze verore, duke pritur si kundërshta­r në Fier debutuesen e Kategorisë së Parë, Vorën, ndeshje që do të startojë në orën 17: 30. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania