Panorama Sport (Albania)

Merkato mbyllet pa ‘tërmete’, surprizon Torino me Zazën

Ëndrra Milinkoviç-Saviç sfumoi për të gjithë "big"-ët

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mes goditjeve "inextremis", tratati vave të zhbllokuar­a dhe akordeve të paaritura dje, në orën 20:00, në Itali është mbyllur seksioni veror (në hyrje) i merkatos. Nuk ndalohet megjithatë as firma me lojtarët pa kontratë deri në shkurt: në këtë kuadër janë të shumtë emrat interesant­ë, nga Xhiuzepe Rosi te Markizio, duke kaluar nga Xhon Terri e Alberto Akuilani. Seria A ka afruar shumë "ishë" të futbollit italian, kampionë "të vjetër" dhe lojtarë ende në kërkim të prestigjit. "Big"-ët janë "kënaqur" me blerjet e kryera gjatë javëve të kaluara: nga Kristiano Ronaldo (plus Emre Xhan, Kanselo e Bonuçi) te Juventusi, fuqizimin e Interit (Naingolan, De Vraj, Lautaro, Azamoah…) e Romës (Pastore, Kristante, Nzonzi…), te "ringritja" e Milanit ( me Higuain; Laksalt, Kastijeho, Bakajoko u prezantuan dje): vetëm për të përmendur disa. Milinkoviç- Saviç, "molla e sherrit", qëndroi (momentalis­ht) te Lacio.

AFRIME - Risia më e rëndësishm­e e ditës ishte pa dyshim transferim­i i Simone Zazas te Torino i Valter Maxarrit, që "dogji" konkurrenc­ën e Sampdorias (që iu desh të kënaqej me ish-milanistit Rikardo Saponara të marrë nga Fiorentina): sulmuesi u mor në huazim për 2 milionë euro, detyrim shlyerje për 12 milionë qershorin e 2019-ës dhe do përfitojë 1.5 milionë në sezon ( si Beloti) për 5 vitet e ardhshme. Janë rikthyer Uçan dhe Zhervinjo (ish-lojtarë të Romës), respektivi­sht tek Empoli e Parma dhe u zyrtarizua te Napoli portieri rekordmen David Ospina. Një tjetër afrim jo për t'u anashkalua­r është mbrojtësi estonez Ragnar Klavan, nga Liverpuli te Kaljari: të kuqve u janë paguar 2 milionë euro.

DHE "SISTEMIME" - Dita e djeshme u shfrytëzua për t'iu gjetur sistemim lojtarëve "të tepërt". Interi dërgoi në huazim Andrea Pinamontin (sulmues) te Frozinone, por nuk mundi të sistemojë (ende) Zhoao Marion, për të cilin u interesua edhe Rubin Kazani. Juventusi u "nda" nga Klaudio Markizio (prishje konsensual­e e kontratës pas 25 vitesh si bardhezi), ndërsa Lacio, Milani, Roma e Napoli nuk patën lëvizje të rëndësishm­e në dalje. Largime, megjithatë, mund të priten gjatë ditëve të ardhshme: në Spanjë, Francë dhe Gjermani, për shembull, merkato mbyllet minutën e fundit të 31 gushtit (ora 23:59).

 ??  ?? Afrime:
NAPOLI
Afrime: NAPOLI
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania