Panorama Sport (Albania)

Bajerni nis sulmin ndaj kupës, #ova!" Nuk dua surpriza të turpshme me rohtersen

Trajneri kroat kërkon për C endrim nga skuadra e tij

-

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ka folur dje në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes së vlefshme për kupën e Gjermanisë ndaj Drohtesern Asel që militon në kategorinë e katërt gjermane. Për Kovaç ky trofe është po aq i rëndësishë­m sa kampionati, ndaj trajneri kërkon që të mos nënvlerëso­het asnjë kundërshta­r.

Nis nesër 6 sot 7 për skuadrën rruga drejt tripletës?

Nesër (sot) fillojnë ndeshjet zyrtare për ne. Jemi të vendosur të gjithë si skuadër për të kaluar më tej në kupën e Gjermanisë. Ju flisni për tripletën gjithmonë, por ju ftoj të bëni një kërkim dhe të shihni se sa pak skuadra e kanë fituar atë. Mendoj që kjo fjalë të mos përdoret pambarimis­ht. Për të arritur aty, do të na duhet shumë punë dhe të gjithë jemi të mendimit që do të jetë shumë e vështirë. Sa të kënaqur jeni me skuadrën? Gdo lojtar duhet të dijë se si të përballojë situata të ndryshme, jemi në rrugë të mbarë dhe kjo më kënaq për momentin. Por, për të arritur gjëra të mëdha, duhet të punojmë akoma më shumë.

Sa e njihni kundërshta­rin e radhës? Mjaftueshë­m, por më pëlqen fakti që lojtarët janë nën ethet e një turpërimi në rast se nuk kualifikoh­en për më tej. Futbolli ka pasur gjithnjë surpriza të kripura. Ata do të luajnë një ndeshje të mirë, duke u motivuar në 100 përqindësh­in e tyre. Janë një skuadër që luajnë

me topa të gjatë, ndaj duhet të jemi të vëmendshëm në kundërsulm­et.

8 ili është objektivi i skuadrës përve kampionati­t?

Të gjithë flasin për kampionati­n, por mendoj që edhe kupa e Gjermanisë është po aq

e rëndësishm­e. Për tifozët është gjithmonë diçka speciale kur shohin të ngresh trofeun në Berlin. Ndaj duam t'i shkojmë deri në fund këtij kompeticio­ni. &farë komenti keni mbi personat që ishin skeptikë kur morët drejtimin e Bajernit? Njeriu është i tillë, në fillim i sheh gjërat negativish­t dhe më pas është dyshues. Kështu ka qenë edhe kur mora drejtimin e Frankfurti­t, por në fund e panë se çfarë arritëm me skuadrën, ndaj dhe tani më pëlqen të flas në fushën e lojës.

Keni një skuadër të mbipopullu­ar, si do ta mena:honi? Më pëlqen të kem shumë alternativ­a në skuadër, sezoni është i gjatë dhe nuk dua të vuajmë mungesat për shkak të dëmtimeve që mund të ndodhin gjatë vitit. Kemi marrë shumë lojtarë nga moshat, kjo është një strategji e klubit për të rritur talentet që një ditë mund të luajnë në nivele të larta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania