Panorama Sport (Albania)

Tebas sulmon Interin, Juven e PSG-në: Përdorin truke, po drogojnë merkaton

-

Një sulm i rëndë. Aq sa do meritonte një replikë "institucio­nale". Sepse nuk ka folur dikush dosido, por presidenti i Ligës spanjolle, Havier Tebas. Akuzat i drejtohen PSG-së, por edhe Interit dhe në mënyrë jo aq të drejtpërdr­ejtë Juves. Me pak fjalë, numri një i futbollit iberik ndihet i kërcënuar nga klubet italiane sepse në merkato, sipas tij, përdorin mjete të pandershme. SULMI

"Duhet të mendojmë përse po ndodh kjo: përse Liga jonë po humbet 'yjet'", ka deklaruar në të përditshme­n spanjolle "ABC". "Ekzistojnë klub- shtete që po influencoj­në merkaton duke

marrë lojtarët që duan. Në disa skuadra po ndodhin gjëra të padëgjuara e që nuk duhet të ndodhin. I referohem PSG-së, por edhe Juves me blerjen e Kristiano Ronaldos dhe ofertës së Interit për Modriç: zikaltrit nuk kanë para për blerje, e më pas i propozojnë kroatit një shumë monstruoze

parash që vjen kushedi nga ku". Pra, një akuzë e drejtpërdr­ejtë, duke marrë në konsiderat­ë që Tabas ka folur qartësisht për "trampas", truke, rrugë ilegale: "Për Juven nuk di të them, duhet hetuar mbi operacioni­n. Por për sa i takon Interit, oferta për Modriç ka me siguri mashtrim. E po ashtu PSG-ja me Nejmarin. Këto veprime gjenerojnë rrethana që destabiliz­ojnë merkaton dhe tifozët spanjollë duhet të jenë në dijeni". POR…

Por, ka një precedent, mbi të cilin Tebas duhet të ketë diçka për të thënë: FIFA ka sanksionua­r Atletikon e Madridit me 46.000 euro gjobë dhe paralajmër­im, pasi përdori një fond të Katarit si palë të tretë për të paguar 7 milionë euro nga blerja e Çerçit, i blerë përgjysmë pikërisht nga kjo agjenci (pjesa tjetër u mbulua nga "Colchonero­s"): gjoba përbën një përqindje shumë të ulët krahasuar me 7 milionë…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania