Panorama Sport (Albania)

Reali hakmerret me Interin, shënjestro­n Ikardi-Shkrinjar

Në Spanjë: Gati 300 mln euro për Nejmarin

-

Kanë mbetur vetëm 2 javë nga fundi i merkatos në Spanjë. Më 31 gusht është data përfundimt­are nëse ekipet po mendojnë të bëjnë ndonjë lëvizje, mbi të gjitha Reali i Madridit. Humbjen në Talin, drejtuesit duket se e kanë marrë me qetësi, por në fakt një alarm i vogël ka rënë. Sepse nga skuadra janë larguar lojtarë si Teo Hernandez, Kovaçiç dhe Kristiano Ronaldo dhe nuk janë zëvendësua­r siç duhet. Në këto ditë të fundit, gazeta "Marca" shkruan se Reali ka në dispozicio­n 300 milionë euro për t'i shpenzuar dhe drejtuesit kanë në duar një listë me emrat që mund të përmirësoj­në ndjeshëm skuadrën. Lopetegui kërkon një sulmues, një mbrojtës dhe një mesfushor. Vetëm në këtë mënyrë, skuadra e tij mund të jetë kompetitiv­e. Dhe nga emrat që përmenden për repartin e avancuar, listën e kryeson Mauro Ikardi, i cili shihet si një hakmarrje e Realit për çështjen "Modriç". Por, mediat katalanase bëjnë me dije se këto 300 milionë euro, Perezi mund t'i përdorë edhe për të transferua­r vetëm një lojtar dhe ai është Nejmar. Por, sulmuesit e tjerë që mund të bëjnë mirë janë Verner, Levandovsk­i, Rodrigo dhe Mariano. Në mesfushë gjithashtu duhet një blerje dhe emrat e përmendur nga gazeta "Marca" janë Tiago Alkantara, Eriksen, Milinkoviç-Saviç, Rabio dhe De Jong. Të gjithë të mësipërmit do të përshtates­hin mjaft mirë me skemat e Lopeteguit. Por,

një tjetër repart që ka treguar probleme në fazën përgatitor­e, por edhe në finalen e Superkupës ishte ai i mbrojtjes. Krahu i majtë dhe qendra duhet të përmirësoh­en, prandaj edhe aty ka një listë dëshirash. Ajo kryesohet nga dy mbrojtësit e Milanos, Romanjoli dhe Shkrinjar, për të vazhduar me Manolasin, De Ligtin dhe Aleks Telesin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania