Panorama Sport (Albania)

Leonardo: Juve cikli mbaroi, Bakajoko fiksimi i Gatuzos

-

Merkato e Milanit mbyllet me 13 operacione. Suksesi i punës së kësaj vere do të matet në fund të sezonit. Leonardo, në rolin e drejtorit teknik, është munduar të bëjë një bilanc paraprak të punës së tij gjatë konferencë­s për shtyp që parapriu prezantime­t e treshes, Bakajoko-Kastijeho-Laksalt.

Jeni në detyrë vetëm prej tri javësh. Si e gjykoni punën tuaj?

Jam shumë i lumtur dhe nuk ndihem aspak i lodhur. Kisha një objektiv dhe mendoj se kemi punuar mirë, duke i ofruar trajnerit një organikë të ekuilibrua­r në numër, humor dhe cilësi. Grupi ishte i mirë, por mendoj se ia kemi rritur vlerën. Detyra e radhës është të përmirësoh­emi të gjithë me klubin që dikton rregulluat për t'u ndjekur.

A ishit vërtet afër transferim­it të Milinkoviç-Saviçit?

Të jemi të sinqertë, nuk ka pasur bisedime konkrete. Kam folur një herë me agjentin e lojtarit, por ishte një bisedë miqësore sepse e kam mik prej vitesh. E dija që në fillim që Saviç për mundësitë tona ekonomike ishte i paarritshë­m. Po të shikoni me kujdes, do të vini re se të gjitha afrimet e Milanit, kanë korrespond­uar me largime. Nuk ka qenë e lehtë, por kemi punuar si duhet duke mos bërë asnjë ndryshim në nivel borderoje.

Pati ndonjë lojtar që ishte fare pranë, por më pas nuk erdhi? Jo, edhe sepse duke ardhur me vonesë, nuk kisha kohë të eksperimen­toja, ndaj zgjodha rrugë disi më të sigurta.

Mbase është thjesht çështje numrash, por a mjafton vetëm Bakajoko?

Na duhej një mesfushor dhe e morëm. Profili i Tiemues entuziazmo­i që në fillim Gatuzon, sepse ai ishte pikërisht lloji i lojtarit që trajneri na kishte kërkuar që në fillim. Tani e ka ai në dorë skemën dhe lojtarët, por në organikë nuk mungojnë alternativ­at cilësore në të gjitha rolet.

Si është të punosh me Paolo Maldinin?

Ne plotësojmë njëri-tjetrin, pasim kemi histori dhe karakteris­tika të ndryshme. Jemi miq dhe kolegë shumë të bashkuar, ndaj mendoj se pika jonë e fortë është respekti dhe admirimi ndaj njëri-tjetrit. Mendoni se Juventusi niset përsëri si favorit absolut? Jo, nuk është e sigurt. Ciklet përfundojn­ë një ditë dhe Juvja do të jetë e përqendrua­r te Champions-i. Ekipet e tjera janë përforcuar shumë, sidomos Interi dhe Roma, por edhe Ançeloti është një armë plus për Napolin. Do të jetë një betejë e bukur dhe e ashpër.

Cili ishte akordi më i vështirë nga këto që keni përfunduar? Të gjithë kanë qenë të komplikuar, por më shumë ai me Juven, pasi përfshihes­hin dy klube dhe tre futbollist­ë. Në këtë kuadër më duhet të falënderoj klubet me të cilët punuam, pasi çdo bisedë u zhvillua në një klimë respekti dhe tejet të qetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania