Panorama Sport (Albania)

Pep: De Bryjne më shqetëson, por Markizio nuk vjen te Siti

Trajneri ankohet për ndeshjen ndaj Totenhemit

-

Tani është zyrtare: Kevin De Bryjne do të mungojë 3 muaj dhe diçka e tillë shqetëson shumë trajnerin e Mançester Sitit, Pep Guardiola. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, ai thotë se Kevin bëri një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar dhe ishte vendimtar në fitoren e titullit kampion. "De Bryjne është lojtar fantastik dhe vitin e kaluar na ndihmoi për të fituar titullin kampion. Shpresoj që të shërohet sa më shpejt dhe të rikthehet më i fortë. Tani duhet ta lëmë të qetë që të rikuperohe­t. Ai do të na mungojë po aq shumë sa na mungoi Mendi në sezonin e kaluar. Ndodh që lojtarët të dëmtohen dhe nuk ka asgjë për t'u alarmuar. Por duhet të bëjnë kujdes sa më shumë", tha Guardiola.

Markizio- Pavarësish­t faktit që ish-mesfushori i Juventusit zgjidhi kontratën me këta të fundit dhe është lojtar i lirë, Pep tha se nuk do të bëjë asnjë lëvizje në mesfushë dhe do ta përballojn­ë këtë moment. "Nuk do të afrojmë lojtarë, sepse jam i kënaqur nga grupi që kam në dispozicio­n", vazhdoi më tej trajneri i "qytetarëve".

Kalendari- Ai është ndalur gjatë edhe për ndeshjen kundër Totenhemit, e cila do të luhet më 28 tetor. Në rast se stadiumi i këtyre të fundit nuk do të jetë gati, atëherë duhet një tjetër datë sepse në "Uembli" do të ketë një aktivitet. "Unë nuk jam këtu për të

bërë sugjerime në lidhje me këtë çështje. Nëse duan ndihmë mund të flasin me menaxherin e Sitit. Unë shpresoj që ta luajmë ndeshjen atëherë kur duhet, sepse pastaj në fundin e kampionati­t do të kemi kalendar shumë të ngjeshur dhe mund të na pengojë për të fituar titullin", përfundoi trajneri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania