Panorama Sport (Albania)

Seria A e nis me Juve-Kievo, Alegri: CR7, gati të mahnitë

Napoli e Roma duhet të ruhen nga Milani për Championsi­n

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në orën 17:55, Kie vo dhe Juventusi do të ngrenë zyrtarisht siparin e sezonit 2018-2019 të Serisë A, teksa do të dalin nga tuneli i stadiumit "Bentegodi" të Veronës për të shkelmuar topin e parë të këtij kampionati. Dueli i sivjetshëm pritet të rrëmbejë edhe më shumë vëmendje globale, duke parë afrimet e bëra nga skuadrat e mëdha të Gadishulli­t Apenin dhe ku spikat mbi të gjitha protagonis­ti absolut, Kristiano Ronaldo. Pa dyshim që Juventusi do të tërheqë rreth vetes, siç tregojnë edhe shifrat e rrjeteve sociale, edhe më shumë tifozë e fansa personalë të 33-vjeçarit portugez, sepse me një si CR7 dëfrimi është i garantuar, por edhe trofetë e rëndësishë­m, ku pa dyshim që ai që të gjithë juventinët ëndërrojnë prej 22 vitesh është Liga e Kampioneve. Por, këtu nuk duhen harruar afrimet e tjera si rikthimi në shtëpi i Leonardo Bonuçit nga Milani apo blerjet e dy lojtarëve që do të ndiqen me shumë kujdes si Zhoao Kanselo dhe Emre Xhan, dy prej futbollist­ëve më të kërkuar në Europë të kësaj merkatoje. RIVALET E PËRFORCUAR­A

Gjithsesi, Seria A 20182019 do të jetë një betejë edhe më e bukur mbi të gjitha për faktin që skuadra si Interi e Roma, por pa dyshim edhe Milani kanë bërë goditje të mëdha në merkato dhe ambiciet e pritshmëri­të rreth tyre janë shumë të mëdha. Zikaltrit shihen si rivalët kryesorë të "Zonjës së Vjetër" në luftën për titull, duke qenë se grupit të vjetshëm, me të cilin u kthyen në Champions i kanë shtu- ar një "përbindësh" në sulm si Lautaro Martinez, një mesfushor multifunks­ional si Razha Naingolan, por edhe një nënkampion bote si mbrojtësi i djathtë Sime Vrsaliko, pa harruar këtu edhe sulmuesit anësorë Keita Balde dhe Mateo Politano. Roma gjithashtu ka bërë një fushatë të frikshme merkatoje, ku ka ditur që t'i shtojë grupit verdhekuq një miks mes eksperienc­ës dhe talenteve të shumtë, 12 lojtarë, mes të cilëve emra si Pastore, Nzozi apo edhe dy portierë si Olsen e Mirante, por në të njëjtën kohë lojtarë si Klajvert, Çoriç e Kristante që janë gati të shpërthejn­ë. Gjithsesi, prishmërit­ë më të mëdha lidhen me Milanin, sepse me largimin e kinezëve klubi duket se po nis të funksionoj­ë falë rikthimit në administri­min e skuadrës së dy legjendave si Leonardo dhe Paolo Maldini, dy personazhe që ngjyrat kuqezi i kanë të ngjitura në trup dhe pa dyshim kanë ditur të lëvizin në mënyrën e duhur edhe në merkato, falë edhe imazhit që ata gëzojnë. Blerja bombastike ishte ajo e Gonzalo Higuain, bomberi që u mungoi aq shumë në sezonin e kaluar kuqezinjve. Pritshmëri absolute ka edhe mbi Matia Kaldaran, mbrojtësin e ri më të talentuar që qarkullon në dy vitet e fundit në Serinë A apo edhe goditje të tjera si Bakajoko e Laksalt që i shtojnë muskuj e mushkëri mesfushës, apo blerjet si Kastijeho e Haliloviç që shtojnë me tepër klas në repartin

ofensiv. Ndërkohë, portieri Reina dhe anësori difensiv Striniç janë një garanci më shumë për kuadratin e portës dhe korsinë e majtë. Ndërsa, për sa i përket Napolit, të kaltrit nuk qenë aktiv në merkato, duke i shtuar skuadrës vetëm një portier me eksperienc­ë si Ospina, ndërsa titullari Meret është dëmtuar menjëherë, mbrojtësin e djathtë Malkuit, mesfushori­n Fabian Ruiz dhe sulmuesin anësor Verdi, emra mjaft të kërkuar, por që duken pak në krahasim me ato të Juventusit, Interit, Romës e Milanit. ADN-JA FITUESE

Sigurisht që ka mjaftuar mbërritja e Ronaldos për të harruar se në skuadër janë afruar edhe lojtarë të tjerë si Kanselo, Xhan e Bonuçi, por kaq mjafton që edhe sivjet, kompanitë e basteve të besojnë se Juventusi e ka futur në kasafortë titullin e tetë radhazi në Itali, ende pa zbritur në fushë. Fundja, faktori që bën kryesisht diferencën mbi këtë bindje për Serinë A lidhet edhe me faktin se duke llogaritur edhe largimin e djeshëm të Klaudio Markizios (7 tituj kampionë me Juven në karrierë) nga skuadra, gjithsesi grupi bardhezi numëron 71 kampionate vendase të fituara, duke qenë se pak a shumë të gjithë që janë nën urdhrat e trajnerit Alegri kanë ngritur në qiell një titull kampion në karrierën e tyre, ku rekordin e mban Andrea Barzalji, me 1 titull në Bundesligë me Volfsburgu­n dhe 7 të tjerë me Juven. Nëse hedh një sy te rivalet, ADN-ja fituese duket sikur mungon ose më saktë është me pikatore. Në lidhje me këtë argument, e vetmja që ndjek, ndonëse nga shumë larg Juventusin është Milani, me grupin e Gatuzos që numëron vetëm 13 tituj kampion në karrierën e tyre. Ai që kryeson është Higuain me 5 tituj (2 prej të cilëve me Juven) dhe Storari me 4, por që të katërt me fanellën e "Zonjës së Vjetër". Ndërkohë pasojnë me radhë Roma me 12 tituj kampion në grup (Pastore është rekordmeni me 5); Interi me 8, por 6 i sjell Azamoah, pasi i ka festuar te Juventusi në dhe fund Napoli me 2 (Albiol dhe Kajehon nga 1 titull me Realin). EKSPERIENC­Ë ZIKALTËR

Gjithsesi, nëse Interi shihet si rivalja më e fortë dhe e vetmja që mund të trembë Juventusin për kampionati­n, nuk e ofrojnë vetëm kompanitë e basteve, loja dhe rezultatet që zikaltrit kanë treguar gjatë fazës përgatitor­e apo edhe blerjet e bëra, por edhe një "koeficient" eksperienc­e. Ndaj, nëse Juventusi është skuadra që në përbërje i ka thuajse të gjithë lojtarët që e kanë në ADN-në e tyre fitimin e kampionati­t dhe dinë se si fitohet një turne i tillë, tek Interi, grupi nën urdhrat e Luçiano Spaletit është ai që ofron numrin më të madh të prezencave kundrejt pretendent­eve të tjera për titull. Sigurisht që bardhezinj­të kanë humbur një si Xhanluixhi Bufoni që të garantonte edhe 400 prezenca më shumë, por me skuadrat aktuale, zikaltrit janë skuadra me më shumë eksperienc­ë në këmbët e tyre falë 3139 prezencave të grumbullua­ra në total, të ndjekur nga Juventusi me 3083. Shumë prapa qëndrojnë katër "motrat" e tjera si Milani me 2675, Napoli (2495) apo edhe Roma e Lacio. Gjithsesi, kur zbritet në fushë, të gjitha këto shifra zerohen, sepse në futboll diferencën nuk e bën vetëm talenti dhe taktika, por shumë shpesh, edhe detajet e vogla fituese. Dhe për këtë arsye, ky sezon i Serisë A sivjet pritet që të jetë mjaft emocionues, por paralajmër­on edhe surpriza të mëdha...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania