Panorama Sport (Albania)

Zhgënjen Luftëtari, Kastrioti feston me tri pikë në Gjirokastë­r

Një gol me penallti i Mziut u jep tri pikë të arta krutanëve

- TOMOR SHEHU

Luftëtari i zhgënjen të gjithë, ndërsa Kas trioti është surpriza e bukur e javës së parë të Kategorisë Superiore. Krutanët rikthehen në elitë, duke marrë tri pikë që në start në një prej fushave më të vështira të kampionati­t. Eliminimi me turp në Ligën e Europës kishte lënë shenjë te gjirokastr­itët, të cilët edhe pse zhvilluan relativish­t një pjesë të parë të mirë, u dorëzuan totalisht në të dytën. Një shpërfytyr­im i pashpjegue­shëm, kur shikon se qendërmbro­jtësit bëjnë gabime amatoreske, ndërsa skuadra s'ka forcë të dalë në sulm për të rrezikuar. Pa treshen e artë të sezonit të kaluarA Abazaj, Bregu dhe Rroca, me dy të parët të larguar dhe fantazisti­n e dëmtuar, pritej që Luftëtari të mos kishte atë shkëlqim, mirëpo në kampin bluzi para ndeshjes fitorja ndaj Kastriotit nuk diskutohej. Gjithsesi, në fund fitoi taktika e trajnerit Elvis Plori, i cili me zgjedhjet e tij e befasoi ekipin bluzi në pjesën e dytë. Një triumf i merituar i krutanëve, që u larguan nga qyteti i gurtë duke marrë duartrokit­jet e tifozëve gjirokastr­itët, të cilët kontestuan trajnerin Millosh Kostiç.

PJESA E PARË - Luftëtari e nis me formacioni­n "tip" që prezantoi edhe në Europë, ku mungesa e madhe ishin mbrojtësi Jakovljevi­ç dhe fantazisti Rroca. Që në start, Kastrioti vendoset në pozita pritjeje, me Plorin që kishte rreshtuar një mesfushë të ngjeshur dhe me Taulant Markun në sulm. Bluzinjtë mundohen të qarkullojn­ë topin, por mungon rrezikshmë­ria në portën krutane. Mbrojtësit e krahut, Liçaj dhe Ehekson, mbështesin skuadrën me daljet në fundore, por për të parë raste të arta për gol duhen pritur 30 minuta. Donald Rrapo ka shansin të kalojë në avantazh Luftëtarin, por i vetëm me portierin shpërdoron fatalisht. Më pas është Shkurtaj që i afrohet golit, me pjesën e parë që mbyllet 0-0.

PJESA E DYTË - Skuadrat e nisin me të njëjtat formacione, por këtë herë ndryshon taktika e Kastriotit. Miqtë janë më kërkues dhe ushtrojnë presing lart, duke bllokuar totalisht në mesfushë dyshen Aleksi-Ramadani. Luftëtari humbet qarkullimi­n e topit, por edhe freskinë fizike që kishte në raport me kundërshta­rin. Rapa nuk është në një ditë të mirë dhe bën gabime të njëpasnjës­hme, kryesisht në

mbajtjen e tepruar të topit. Kastrioti i afrohet golit me Gutrën nga goditja e dënimit, por Ruçi bën mrekullinë. Patrik Bardhi dhe Aleksandro­s Rahim dalin në pah mbi të gjithë te krutanët. Nga një kundërsulm vjen edhe episodi që vendosi ndeshjen, teksa

Janiçiç pengoi brenda zonës Bardhin. Gjyqtari Myrtja akordoi 11-metërsh dhe nga pika e bardhë shënoi Mziu. Më pas, krutanët administru­an mirë takimin, duke mos i lënë hapësira Luftëtarit, që me Shkurtajn dhe Milosavlje­v, nuk arriti të barazonte.

 ??  ?? Festa e krutanëve
pas ndeshjes
Festa e krutanëve pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania