Panorama Sport (Albania)

Gjirokastr­iti nuk mban asgjë

-

Ka qenë një natë batutash ajo e djeshmja. Gjatë sfidës mes Tiranës dhe Kamzës nuk kanë munguar edhe gjestikula­cionet e trajnerëve dhe lojtarëve. Serinë e hap Bledar Devolli, i cili që në sekondat e para është papërmbajt­shëm. Në fillim e kap me Arrabalin dhe më pas me Niko Zisin. Për çdo gabimi të lojtarëve, ai i shpjegonte stafit të tij, teksa nuk harronte në asnjë moment fjalët: "Niko, Niko apo Arrabal, ec, ec". Në një moment, ish-mesfushori i bardhebluv­e, trajneri i Kamzës i ulërin skuadrës: "Vraponi, vraponi", dhe kthehet nga pankina, duke u thënë: "e ka aty 1 metër dhe nuk shkon ta kapë topin". Sa për Ze Marian, këtë ndeshje ka qenë më i qetë, duke "u kapur" vetëm në pak raste me Karabecin apo Turtullin për pozicionet në fushën e lojës. Gjithsesi, mbreti është Devolli, i cili me të vërtetë ishte protagonis­t në vijën anësore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania