Panorama Sport (Albania)

Plaku: Natë fantastike, Kukësit i dhashë dorën

-

Sebino Plaku nuk është vetëm kapiteni i Kamzës. Lideri i kësaj skuadre të vogël që kërkon të bëjë gjëra të mëdha. Sulmuesi, i cili ka veshur fanellat e të gjitha skuadrave në Superiore dhe ka qindra gola të shënuar, dje i vetëm gjunjëzoi Tiranën me një gol në frymën e fundit. Pas ndeshjes, Plaku rrëfeu gjithçka. Nga emocionet e golit deri te dëshira për t'u shpallur golashënue­s.

Nga fusha në fushë me gol

Është shumë bukur që të kthehesh dhe të gjesh një ambient që të presin me pozitivite­t dhe njëkohësis­ht të kthehesh ta fillosh me një fitore dhe me gol. Është një natë shumë e bukur. Shpresoj që të na japë një shpresë të madhe për të punuar akoma më qetë dhe për t'i dhënë kohë trajnerit që ta rrisë punën dhe të fusë idetë e tij në ekip dhe lojtarët, të cilët sapo kanë ardhur në skuadër. Dhe të thuash që mendoja se do të vuanim në fillim, por kjo nisje na jep shumë pozitivite­t. Momenti i golit… Nuk më kujtohet a e priti portieri, por e di që ato goditje shkojnë nga brenda dhe unë si sulmues duhet ta shoqëroja. Për fat të mirë, shkoi atje ku duhej. Kukësi humbi që ju la të iknit dhe nuk ju ofroi kontratë për Superioren? Nuk e di. Duhet të pyesni drejtuesit e ekipit. Ishte eksperienc­ë e bukur. Kaluam mirë, do kishim kaluar edhe më mirë, nëse e shënonim edhe atë gol që do të na kualifikon­te. Qe e shkruar që të mbyllej kështu. I kam falënderua­r drejtuesit. Ishte eksperienc­ë e bukur.

Besonit se do ta fitonit ndeshjen?

Të them të vërtetën unë familjarët e mi i kam tifozë të Tiranës. Vetë jam tiranas. Në fillim festova, më pas u kthjellova dhe u frenova pak për festimin. Është një ekip ku kam kaluar shumë mirë. Nuk ndiej kënaqësi të madhe që i shënoj këtij ekipi.

Ama Tiranën e patë në vështirësi?

Normale është. Çdo ekip do të jetë në vështirësi kundër nesh. Jemi skuadër kompakte.

Plaku vuri direkt kandidatur­ën si golashënue­s? Uroj shumë ose më mirë dëshiroj dhe do të bëj të pamundurën të shënoj sa më shumë gola. Për sulmuesin është shumë i rëndësishë­m goli. Për situatën që kam te ky ekip, duhet të jem afër golit. Shpresoj që të shënoj sa më shumë gola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania