Panorama Sport (Albania)

Nuk e prisnim, na parkuan autobusin

-

Trajneri i Luftëtarit, Millosh Kostiç, ka gjetur alibi pas humbjes së djeshme. "Ishte një rezultat i papritur për ne. Nuk mendoj se ishte i drejtë për atë që prodhoi loja. Kastrioti me dy goditje na shënoi. Është e vështirë pas humbjes të tregosh diçka, por nuk e meritonim. Na ndëshkuan më tepër gabimet tona. Në pjesën e dytë Kastrioti luajti shumë mirë për 10 minuta, e më pas çdo gjë u ekuilibrua. OK, kjo është vetëm ndeshja e parë, por lojtarët kanë punuar shumë fort këtë periudhë dhe ndoshta ndikoi disi vapa dhe fusha e thatë. Ne nuk ditëm ta menaxhonim si duhet lojën në pjesën e dytë dhe kundërshta­ri përfitoi nga ky moment. Kastrioti u mbrojt mirë, duke parkuar autobusin. Disa gabime individual­e sollën këtë rezultat. Ne vërtet nuk luajtëm mirë në 15 minutat e para, por Luftëtari është gati dhe këtë do ta tregojmë javën tjetër. Të mos harrojmë që pesë lojtarë nuk janë nga sezoni i shkuar. Duhet kohë që të përshtaten afrimet e verës", deklaroi pas ndeshjes për "SuperSport" trajneri slloven i gjirokastr­itëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania