Panorama Sport (Albania)

Përfituam nga shthurja e Luftëtarit

-

Elvis Plori debuton me fitore si trajner i Kastriotit në Kategorinë Superiore. Shkodrani u shfaq me këmbë në tokë në deklaratën pas ndeshjes, duke theksuar se ky Kastriot është modest dhe thjesht do të mundohet të luftojë për të mbijetuar në elitë. "Jemi një skuadër modeste dhe të them të drejtën erdhëm për të marrë një pikë në Gjirokastë­r. E njihnim mirë Luftëtarin dhe duke parë si shkoi loja, guxuam dhe në fund arritëm të fitonim. Është një nisje shumë e mirë, për më tepër që vijmë nga Kategoria e Parë. Në pjesën e parë më shumë u mbrojtëm, sepse kishim atë ndrojtjen që ta mbyllnim të paktën barazim deri në pushim. Duke parë edhe shthurjen e mbrojtjes kundërshta­re, e goditëm në momentin tonë më të mirë", deklaroi Plor për "SuperSport", ndërsa foli edhe për synimet e merkaton. "Kam diskutuar me drejtuesit, na duhen edhe dy afrime të tjera, në mënyrë që të jemi më të fortë. Kampionati është i gjatë dhe objektivi është të qëndrojmë në elitë. Duhet të jemi me këmbë në tokë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania