Panorama Sport (Albania)

7udira te gjirokastr­itët, Bukovski lihet në tribunë

-

Merkatoja e verës së Luftëtarit ka dhënë sinjale të forta dyshimi për një përzgjedhj­e të gabuar të drejtuesve që përpara se ekipi të përfaqësoh­ej në Ligën e Europës. Rasti konkret është ai i portierit kroat me pasaportë zvicerane, Hrvoje Bukovski. Ky i fundit erdhi në Gjirokastë­r për të qenë titullar, duke rivalizuar me Shkëlzen Ruçin për një vend në portë. Mirëpo, pas debutimit në Letoni, ku pësoi 5 gola, stafi teknik i Luftëtarit u pendua, duke nxjerrë jashtë planeve Bukovskin, i cili ka firmosur për një sezon, me të drejtë rinovimi edhe një tjetër. Klubi ka kërkuar prishjen e marrëveshj­es me mirëkuptim, por portieri nuk ka pranuar. Dje stafi është hakmarrë me Bukovskin, duke e lënë në tribunë, ndërsa në stol ishte i riu Shumeli, pasi edhe portier tjetër që ka firmosur për gjirokastr­itët, Ilias Melka, është i dëmtuar dhe nuk ishte grumbullua­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania