Panorama Sport (Albania)

Mungon një penallti për krutanët

-

FSHF i kishte besuar ndeshjen Luftëtari-Kastrioti gjyqtarëve nga Shkodra, me kryesor Indrit Myrtjen. Në përgjithës­i ka qenë një arbitrim i mirë, por me një gabim, që në fund nuk ndikoi në rezultat. Në minutën e 47-të, pas goditjes së Rahim, me topin që po shkonte në rrjetë, është Rapa që devijon me dorë. Kjo tregohet qartë përmes pamjeve filmike, edhe pse mbrojtësi pretendoi se e kapi topin me gjoks. Arbitri nuk akordoi penallti, edhe pse u konsultua me anësorin. Më pas, në minutën e 58-të ishte Xhekson që u pengua në zonë nga Lila, por Myrtja vazhdoi lojën. Ndërsa, në minutën e 69të Bardhi u pengua nga Janiçiç brenda zonës. Këtu arbitri me të drejtë akordoi 11-metërsh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania