Panorama Sport (Albania)

Priten edhe dy goditje në merkato

-

Trajneri Armando Cungu paralajmër­oi pas ndeshjes ndaj Torpedos se pret ende afrime, në mënyrë që grupin ta ketë të kompletuar për kampionati­n. Gazeta mëson se drejtori Nexhipi po negocion me një sulmues, i cili do të zëvendësoj­ë Sebino Plakun e larguar. Për këtë të fundit klubi nuk bëri asnjë rezistencë, duke konfirmuar atë që është shkruar prej ditësh në gazetë. Synimi është që të afrohet një sulmues krahu, i cili mund të përshtatet si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë. Cungu ka improvizua­r në këtë rol braziliani­n Uilliam Melo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania