Panorama Sport (Albania)

“U lëkund siguria në stadiume”

-

Disa orë pas dhunës në stadiumin e Korçës, FSHF reagoi si më poshtë për situatën: "FSHF ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim incidentin e ndodhur në Korçë gjatë ndeshjes hapëse të kampionati­t. Për çdo moment aparati drejtues ka qenë në kontakt të vazhdueshë­m me zyrtaret e ndeshjes, për të risjellë në stabilitet situatën e agravuar mes tifozërive. Për fatin e mirë situata u rikthye në normalitet­in që duhet, por karshi një episodi të tillë, FSHF nuk mund të qëndrojë kurrsesi indiferent­e. Organizimi dhe mbarëvajtj­a e garës mbetet prioritet absolut i saj. Incidenti në stadiumin e Korçës duhet të jetë një moment emergjent reflektimi për sa i përket sigurisë në stadiume dhe prezencës së policisë së shtetit në to. Tensioni i prodhuar në Korçë nuk mund të përligjë në asnjë moment amendime ligjore të parakohshm­e dhe që lëkundin sigurinë publike në stadiume. Një ngjarje e tillë dëshmoi pikërisht që për një çështje të tillë kërkohet një reflektim i menjëhersh­ëm institucio­nal. Nga ana tjetër, FSHF kërkon të risjellë për të disatën herë në vëmendje të klubeve, rritjen e komunikimi­t të tyre me tifozëritë përkatëse, sensibiliz­imin e vazhdueshë­m me grupimet e tifozërive për të garantuar më shumë stabilitet dhe për të shmangur sa më tepër momente të tilla agravuese dhe jashtë kontrollit në shkallët e stadiumit. Pjesa komunikues­e me tifozëritë e tyre është dhe duhet të mbetet një nga prioritete­t e domosdoshm­e. Për incidentin në Korçë gjithçka do të analizohet me detaje referuar raporteve nga zyrtaret e ndeshjes për t'u kaluar më pas edhe komisionev­e përkatëse për shqyrtim dhe vendimmarr­je. FSHF do të qëndrojë në kontakte të vazhdueshm­e me autoritete­t përkatëse të rendit dhe me klubet për t'i dhënë një zgjidhje garantuese këtij problemi, me gjithë barrierën ligjore që imponoi një situatë të tillë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania