Panorama Sport (Albania)

"Treguam cili është Skënderbeu, ndërprerja prej dhunës na shokoi"

-

Fidan Aliti ka qenë një nga më të mirët për Skënderbeu­n ndaj Partizanit dhe pas fitores, për "Panorama Sport" mbrojtësi kosovar u shpreh: "Është e vërtetë se me rivalët direkt ka shumë emocione. Janë emocione që të falin kënaqësi, sidomos kur e fiton këtë ndeshje. Ne jemi një ekip që hyjmë në fushë me vetëbesim, 100 për qind për të arritur fitoren dhe normalisht që nuk ka si të ndodhë ndryshe, pasi kemi potenciali­n e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Kjo fitore me Partizanin ka qenë shumë e rëndësishm­e, sikundër ajo me Laçin në Superkupë për të ngritur moralin e ekipit. Ndërsa, kjo ndaj Partizanit është akoma më shumë e rëndësishm­e, pasi e nisim sezonin atje ku e mbyllëm, si kampionë, dhe me këtë sukses u treguam të gjithëve, jo vetëm Partizanit se kush është Skënderbeu. Ne treguam që jemi mirë, por nuk duhet të fusim ekipin kot nën presion, pasi dihet që Skënderbeu është gjithmonë për titull. Ka pasur shumë lëvizje brenda ekipit, por ne e dimë se ku jemi dhe kemi bërë një hap të madh, duke treguar se jemi për titull. Ndërprerja e ndeshjes nga dhuna ka qenë e vështirë. Ishte një shfaqje që duhej shmangur. Janë gjëra që nuk duhet të ndodhin, pavarësish­t se po bëhen pjesë e futbollit. Shpresojmë që të jetë hera e fundit që ndodh diçka e tillë, të paktën në Korçë. Edhe për ne ajo ka qenë e vështirë, pasi nuk mund të hyje më në fushë aq i përqendrua­r për të vijuar lojën dhe kjo u pa". Ll.Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania