Panorama Sport (Albania)

Sezon i ri dhe zakon i vjetër, Partizani zhgënjeu në start

Skuadër anemike në Korçë, asgjë nuk funksionoi

-

Sezon i ri, zakon i vjetër. Kështu mund të përkufizoh­et paraqitja e Partizanit në premierën e edicionit të 80-të të Kategorisë Superiore. Nëse në triangolar­en e zhvilluar në Durrës u dhanë sinjale shprese për skuadrën e trajnerit Skënder Gega, pas 6 ditësh në transfertë­n e Korçës u pa një Partizan i transformu­ar, duke hequr shumë ngjashmëri me ekipin e fillimit të sezonit të shkuar. Në Korçë u pa një Partizan i frikësuar në fushën e lojës, pasi nuk arriti ta përballojë presionin e kundërshta­rit dhe ajo që ishte më kryesorja, "demave" u mungoi dëshira dhe besimi për fitore. Gabimet në çdo repart dhe harmonizim­i mes tyre bënë që loja e Partizanit të ishte anemike, dhe siç e pohoi dhe vetë trajneri pas ndeshjes, mesfusha nuk arriti të bëjë dallimin. Jo se faji është vetëm i këtij reparti, pasi edhe sektorët e tjerë ishin të tulatur. Nga një përgjumje në fazën mbrojtëse erdhi goli i shënuar nga Muzaka në minutën e 91- të, nga pika e bardhë e penalltisë. Dje ekipi ka qenë pushim, por edhe nga klubi nuk ka pasur asnjë reagim për dhunën e shkaktuar gjatë ndeshjes në stadiumin e Korçës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania