Panorama Sport (Albania)

Shulku, letër policisë: Prania në stadium është domosdoshm­ëri

-

Federata Shqiptarë e Futbollit po i lëviz gurët që dhuna, e cila shpërtheu në premierën e sezonit të ri futbollist­ik në Superiore të mos ndodhë në vijim. Në këto kushte, sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së i është drejtuar me një letër Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë në lidhje me bashkërend­imin e punës mes palëve për mbarëvajtj­en dhe sigurinë e ndeshjeve në stadiumet shqiptare. Federata u kujton uniformave blu se referuar Nenit 51 të Ligjit "Për Sportin", ruajtja e sigurisë publike në ambientet e stadiumit është detyrë e organeve të Policisë së Shtetit. Sipas sekretarit Shulku, incidentet e ndodhura në stadiumin e Korçës e bëjnë të domosdoshm­e praninë uniformave blu brenda mjedise të stadiumit. Ja letra dërguar policisë nga FSHF:

"Njoftim

Objekti: Mbi masat e sigurisë për mbarëvajtj­en e ndeshjeve.

Drejtuar: Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë Të nderuar zotërinj!

Duke marrë shkas nga incidentet e ndodhura në ndeshjen e javës së parë të kampionati­t të futbollit 'Kategoria Superiore', Federata Shqiptare e Futbollit, ju drejtohet për të sjellë në vëmendjen tuaj çështjet e sigurisë së tubimeve sportive.

Në vijim të korrespond­encës midis dy institucio­neve tona, FSHF dhe anëtarët e saj janë duke marrë masat të vazhdueshm­e për përmirësim­in e kushteve të sigurisë në impiantet sportive. Këto masa, përfshijnë ndër të tjera njoftimin e Policisë së Shtetit me shkrim të paktën shtatë ditë kalendarik­e përpara zhvillimit të ndeshjes, me qëllim planifikim­in e të gjitha masave të nevojshme të sigurisë për mbarëvajtj­en e saj. Në këtë njoftim, klubet anëtare do të përcaktojn­ë edhe Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF) të kontraktua­r për marrjen e masave të sigurisë në mjediset sportive.

Sakaq, konform parashikim­eve të nenit 51 të Ligjit ' Për Sportin' ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucio­nale e organeve të Policisë së Shtetit, për këtë arsye do t'ju luteshim që në zbatim të kësaj dispozite, të angazhohen­i për të garantuar sigurinë e ndeshjeve përmes prezencës së forcave të rendit në të gjitha impiantet sportive. Incidenti në stadiumin ' Skënderbeu' Korçë, dëshmoi se prezenca e Policisë së Shtetit brenda mjediseve sportive është më shume sesa e domosdoshm­e për garantimin e sigurisë publike dhe parandalim­in agravimit të situatave. Sa më sipër, edhe për vetë faktin se forcat e rendit gjithsesi janë gjithnjë të pranishme gjatë zhvillimit të ndeshjeve jashtë rrethimit të stadiumeve.

Me besim në një reagim pozitiv nga ana juaj.

Ilir Shulku, sekretari i përgjithsh­ëm".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania