Panorama Sport (Albania)

Për vlonjatët mungon vetëm Kale

-

Flamurtari do të ketë vetëm një mungesë të sigurt në ndeshjen e sotme. Elton Kale nuk do të jetë i gatshëm, jo për shkak të formës së tij, që për momentin është e mirë, por braziliani nuk është federuar. Ai ka mbetur peng i çështjes me Kukësin, e cila është në Dhomën e Zgjidhjes së Konfliktev­e. Kjo e fundit pritet që të mblidhet në fillim të javës së ardhshme për të marrë edhe një vendim për lojtarin. Në Vlorë janë të bindur se Kale do ta fitojë gjyqin. Edhe pse nuk është federuar ende, Kale ka firmosur kontratën me Flamurtari­n. Vlonjatët do të kenë sot një fytyrë tjetër përballë Teutës, pasi kanë pësuar ndryshime të shumta gjatë merkatos së transferim­eve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania