Panorama Sport (Albania)

Drejtori ka "zbarkuar" në Shkodër, të hënën nis punën

-

Engin Firat duhet të niste dje zyrtarisht punën me Vllazninë, megjithatë gjithçka është shtyrë. Drejtori sportiv ka mbërritur pasditen e së premtes në Shkodër, duke mbyllur në një lloj forme marrëveshj­en. Takimet e tij kanë qenë me drejtuesit e klubit, por jo në zyrat e bashkisë me kryebashki­aken Ademi. Firat mësohet se ka darkuar me drejtuesit e klubit dhe ata të ekipit dy net më parë. Edhe pse pritej në stërvitje dje në mëngjes, kjo nuk ndodhur. Nga sa mësohet, puna e tij do të startojë të hënën. Turku pritet që me eksperienc­ën e tij të kontribuoj­ë në ringritjen e Vllaznisë në elitë që në fund të këtij sezoni. Por, cila do të jetë strategjia e Firat për ta bërë realizuar këtë plan? Kjo mbetet për t'u parë e ndoshta në ditët e ardhshme do të zbulohet edhe strategjia e drejtorit sportiv.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania