Panorama Sport (Albania)

+ika në ankth, e ardhmja e titullarëv­e e pasigurt

-

Vllaznia ka nisur punën për sezonin e ri, por me një grup të pakompletu­ar. Ishte vetë Hasan Lika që deklaroi për gazetën se i duhen lojtarë për mbrojtjen dhe sulmin, por jo vetëm. Ai theksoi se jo të gjithë futbollist­ët që kuqeblutë kanë momentalis­ht në dispozicio­n mund të quhen pjesë e ekipit. Dhe këtu nuk flasim vetëm për ata që do i përfshihen seleksioni­mit, por edhe titullarët që mbyllën sezonin e fundit. Asnjë prej tyre nuk është ulur me drejtuesit e klubit për të folur rreth së ardhmes. Gilman Lika, AlsidTafil­i, Florian Bardulla, Ardit Krymi, Olsi Gocaj, Antonio Marku e Erind Selimaj, edhe pse janë duke u stërvitur me kuqeblutë, nuk janë zyrtarizua­r. Duke qenë se pagat e tyre kanë qenë realisht të larta vjet, pritet që të ketë rishikim të termave financiarë. Klubi ka qenë i prerë në këtë drejtim dhe pritet që të ulë ndjeshëm rrogat. Kjo do të thotë që me të gjithë do të ketë negociata për rishikim të kontratave. Megjithatë, paratë nuk e vetmja pengesë. Rasti konkret vlen për kapitenin Gilman Lika, i cili pret që Vllaznia të ndërtojë edhe një skuadër kompetitiv­e. Është pikërisht ky kushti që do e mbante në Shkodër mesfushori­n. Të gjithë këta lojtarë kanë pranuar që do të kontribuoj­në të kthejnë ekipin në elitë, por kjo nuk varet me sa duket tërësisht prej tyre. Ajo që mund t'i bëjë këta lojtarë që të jenë të lirë, është pikërisht aspekti financiar. Pagat e tyre mujore do të kenë ulje të konsiderue­shme dhe kjo mund të sjellë edhe pakënaqësi dhe rrjedhimis­ht largime. Do të jenë takimet e shumëpritu­ra me drejtuesit më të lartë të klubit, që do të vendosin gjithçka. Largime të tilla mund të sjellin të tjera shqetësime për trajnerin që, me sa duket, tani "hesapet" po i bën me lojtarët që ka në dispozicio­n. Vetë lojtarët, por edhe Hasan Lika, presin që të nisin negociatat për kontratat, pasi ky hap do u japë siguri për sezonin e ri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania