Panorama Sport (Albania)

,hvendoset Egnatia, ekipi nis fazën në Pogradec

-

Nuk kanë fund surprizat tek Egnatia. Pas një muaji përgatitje­sh në ambientet e stadiumit "Hasan Zyla", prej së shtunës ekipi u zhvendos në qytetin e Pogradecit për të vijuar fazën. Për "Panorama sport", shefi i klubit, Petrit Hazbiu, u shpreh se pas merkatos cilësore edhe grumbullim­i në Pogradec do jetë një tjetër faktor pozitiv për rrogozhina­sit. "Përgatitje­t tona do të vazhdojnë në Pogradec për disa ditë. Kemi grumbullua­r të gjithë lojtarët që janë pjesë e jona dhe akomodimi do të bëhet në një prej hoteleve që na krijon kushtet e duhura për t'u stërvitur. Gjithçka u vendos pas një takimi që kisha me kryebashki­akun Reqir Nuredini. Nga ana e tij u bë e ditur se mbështetja financiare do jetë gjithmonë e garantuar, në mënyrë që skuadra të jetë sa më e përqendrua­r në këtë fazë përgatitje­sh dhe për një sezon pozitiv në çdo aspekt. Deri tani kemi afruar disa futbollist­ë me përvojë, që na plotësojnë reparte të ndryshme e na bëjnë më të fortë në rrugën tonë drejt suksesit", përfundoi Hazbiu. Aldo -uzi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania