Panorama Sport (Albania)

Maliqi surprizon Lushnjën me Trëndafili­n

-

Maliqi vijon serinë e rezultatev­e pozitive përballë ekipeve të Kategorisë së Parë. Skuadra e trajnerit Egli Malësia mposhti këtë radhë Lushnjën me rezultatin 1- 0, në takimin e zhvilluar në stadiumin "Jovan Asko". Ishte përsëri Trëndafili, ashtu si në ndeshjen me Besën, që u dhuroi fitoren vendësve. Një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, por në fund feston Maliqi. Skuadra juglindore e kërkoi më tepër golin e avantazhit, teksa Tahirllari dhe Make duhet të kishin shënuar më herët, por portieri Bejte ishte në formë. Momente paniku në minutën e 30- të, mbrojtësi Çelniku, pas një dyluftimi me kokë, bie pa ndjenja në afërsi të pankinës. Në këtë moment u desh ndërhyrja e ambulancës dhe lojtari u nis me urgjencë drejt Korçës. Për fat të mirë, asgjë për t'u shqetësuar. Loja rifilloi sërish. Kur dukej se ndeshja po i drejtohej barazimit pa gola, Trëndafili shpërthen dhe pas një depërtimi 30 metra, del i vetëm përballë portierit të verdhejesh­ilëve, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës. Një gol mjaft i bukur, i realizuar me mjeshtëri nga lojtari më i rëndësishë­m i Maliqit. Në 4 përballjet miqësore të zhvilluar me ekipet e Kategorisë së Parë, skuadra juglindore nuk e njeh humbjen, ndërsa ka siguruar 2 fitore dhe 2 barazime. Testin e radhës Maliqi do ta ketë ditën e mërkurë ndaj Vorës, sërish në shtëpi. Ildi Merolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania