Panorama Sport (Albania)

Rei Manaj debuton me gol, Taulant Xhaka rikthehet titullar

Legjionarë­t/ Mesfushori i Bazelit lë pas dëmtimin në gju

-

Dy lajme të mira dhe një i keq. I tillë ka qenë bilanci i të dhënave për trajnerin Panuçi për paraqitjen e kuqezinjve në fundjavë. Në Spanjë, Rei Manaj ka startuar sezonin me gol që ka pasur vlerë pike, ndërsa në Zvicër, mesfushori i Bazelit është rikthyer nga një dëmtim i rëndë në gju. Mirëpo, jo pak ka trembur mosaktiviz­imi i Sokol Cikalleshi­t, i cili dy ditë më parë nuk është stërvitur me skuadrën.

Sulmuesi - Albasete ka barazuar në Ligën e Dytë të Spanjës dhe shqiptari është bërë protagonis­ti kryesor i pikës së marrë. Rei Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës në takimin e parë me fanellën e ekipit spanjoll në La Liga dy. Sulmuesi shqiptar, i cili u transferua nga Granada tek Albasete, u hodh në fushë në minutën e 76të. Vetëm 9 minuta i kanë mjaftuar lushnjarit për të shënuar, duke barazuar shifrat në 1-1 ndaj Deportivo La Korunjës. Manaj shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 85-të, duke i vulosur shifrat në 1-1. "Ishte atmosferë e mrekullues­hme dhe më vjen mirë që goli im i shërbeu skuadrës. Gol në start? Aspekti personal nuk blen para ekipit, ndaj rëndësi ka që ekipi nuk u mund", ka deklaruar Rei Manaj për golin e tij të parë. Taulant Xhaka - Vala e dëmtimeve të lojtarëve kuqezi ka përfunduar dhe tashmë është koha për të gëzuar. Taulant Xhaka, i cili kreu një operacion në gju, është rikthyer dje në fushën e lojës, duke dhënë një lajm të shkëlqyer për kuqezinjtë. Një rikthim i tillë në prag të Ligës së Kombeve është alternativ­ë e shtuar dhe muskuj e cilësi në dispozicio­n të trajnerit Panuçi për të përballuar Izraelin dhe Skocinë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania