Panorama Sport (Albania)

Nga merkato te vlerësimi në Ligën e Europës

-

Berat Gjimshiti u përfshi për herë të parë në skuadrën e Atalantës që pas rikthimit nga Benevento. Trajneri Gasperini e përfshiu shqiptarin në skuadrën italiane gjatë ndeshjes së kthimit që bergamaskë­t fituan ndaj Hapoel Haifas dhe siguruan fazën "play-off". Nëse përgjatë gjithë verës dhe periudhës së merkatos së transferim­eve është lakuar për mundësi të ndryshme largimi, nevojat e Atalantës bënë që të refuzonte disa interesime për shqiptarin. Mirëpo, për ndeshjen e zhvilluar në Ligën e Europës, shqiptari mori një sërë vlerësimes­h maksimale. Nga Eurosport, Gjimshiti është vlerësuar me notën shtatë, e konsiderua­r si maksimale për një mbrojtës. "Edhe pse gjatë verës është përfolur për largime në destinacio­ne të ndryshme, në ndeshjen kundër Hapoel Haifas ka lënë një kujtim spektakola­r me fanellën e Atalantës. Për të mos u harruar ishte edhe një mundësi e artë shënimi për të, në të vetmin moment që iu kërkua të dilte në sulm", ka shkruar media prestigjio­ze europiane për paraqitjen e mbrojtësit kuqezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania