Panorama Sport (Albania)

Starova dhe Magani e nisin me barazim

-

Dje ka startuar edhe Superliga e Kosovës. Ndeshja hapëse ishte ajo mes Feronikeli­t të Sulejman Starovës dhe Trepçës së Gugash Maganit. Kjo sfidë nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll në barazim 1-1. Rezultat ky që u shkon për shtat miqve nga Mitrovica. Vendësit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 18- të me Hotin, ndërkohë që Rusi barazoi shifrat për Trepçën '89 në të 54-t. Edhe pse të dy teknikët shqiptarë kërkonin fitoren, barazimi ishte rezultati i drejtë për të dyja skuadrat. Në javën e dytë, Trepça e Maganit do të presë Prishtinën e Mirel Josës, ndërkohë që Feronikeli i Starovës do të ndeshet me Drenasin në transfertë. Për të dy trajnerët, ky do të jetë sezoni i dytë që do të drejtojnë në Superligën e Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania