Panorama Sport (Albania)

Cikalleshi tremb Kombëtaren, mungon në humbjen e Osmanlispo­rit

-

Mallkimi i dëmtimeve është ulur "këmbëkryq" në Kombëtaren shqiptare. Si të mos mjaftonte dëmtimi i Sadikut që do të qëndrojë disa muaj jashtë apo edhe mosrikthim­i i Eros Grezdës për t'u stërvitur plotësisht me Osijek, Panuçi do të ketë një sy edhe në Turqi. Ditët e fundit, bomberi i kuqezinjve nuk ka punuar me skuadrën. Nga mediat pranë Osmanlispo­r është bërë me dije se Sokol Cikalleshi është stërvitur veçmas skuadrës gjatë pasdites së të enjtes dhe të premtes, ndërkohë që dje ka munguar në skuadër për përballjen kundër Giresunspo­rit që ka fituar 01. E gjithë kjo ngre jo pak alarm për Kombëtaren, pasi do të humbiste shërbimet e një bomberi dhe alternativ­at për muajin shtator do të reduktohes­hin ndjeshëm. Mbetet për t'u parë në ditët në vijim se cila do të jetë situata e Cikalleshi­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania