Panorama Sport (Albania)

Jashtë planeve, Hajduk në hall për 144 mijë €

-

Mbrojtësi i Kombëtares ka dalë jashtë planeve të skuadrës kroate. Hysen Memolla nuk është më pjesë e dëshirave të skuadrës kroate dhe kjo ka bërë të nevojshme sistemimin e tij në një tjetër ekip. Mirëpo, duke qenë se ai është nën kontratë deri në verën e ardhshme, atëherë për ekipin e shqiptarit lind një shqetësim financiar. Nisur nga planet e Hajduk Splitit që kërkon të ulë ndjeshëm shpenzimet, prania e shqiptarit në skuadër, duke mos qenë pjesë e planeve teknike të trajnerit, bëhet një problem jo i vogël. Kjo, për shkak se në kontratën vjetore shqiptari përfiton 144000 euro. Një shifër aspak e vogël për të mbajtur një lojtar të "panevojshë­m".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania