Panorama Sport (Albania)

! " #$

-

Klaudio Markizio është një lojtar i lirë, tashmë që ka prishur konsensual­isht kontratën e tij me Juventusin dhe mund të zgjedhë klubin që ai mendon. Pas zërave që flisnin për oferta nga Kanadaja, por edhe ato franceze të Nisës e Monakos, dje kanë dalë zëra në lidhje me një ftesë të mundshme të Xhanluixhi Bufonit, me kërkesë të drejtuesve të tij, që Markizio t'i bashkohet portierit në radhët e PSG-së. Por, edhe në Spanjë ka gjithashtu lëvizje të mëdha, duke qenë se emri i 32-vjeçarit nuk ka vonuar që të ndezë një derbi në merkato mes Sevijës dhe Betisit. Dy ekipet shohin te Markizio zëvendësue­sit respektivë të Stiven Nzonzit dhe Fabian Ruizit, që humbën në merkato.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania