Panorama Sport (Albania)

Bernardesk­i: I lumtur për golin, e nisëm siç duhej

-

Kur të gjithë prisnin Kristiano Ronaldo, që sigurisht bëri një ndeshje mjaft pozitive, në fund ai që i dhuroi tri pikët e para Juventusit ishte Federiko Bernardesk­i, i cili pasi zëvendësoi Huan Kuadradon në të 56-ën i dha ritmin e duhur ndeshjes, duke shpërndarë jo vetëm plot klas lojën dhe duke i dhënë më shumë shpejtësi e paparashik­ueshmëri manovrës sulmuese, por në të njëjtën kohë bëri edhe rolin e bomberit cinik në zonë, për golin vendimtar në minutën e 93-të. "I lumtur, shumë i kënaqur për tri pikët dhe pa dyshim për golin, sepse donim ta nisnim me këmbën e duhur. Në Verona bënte shumë vapë dhe fakti që nuk kemi ende formë maksimale, bëri që gjatë lojës të kishim disa luhatje në ritëm. Ndeshja nuk ishte e lehtë, asnjëherë nuk janë, por ky Juventus ka një grup madhështor lojtarësh dhe në fund ditëm që të shfrytëzoj­më rastin e duhur dhe të fundit për të dalë me tri pikë. Gjithsesi, pas kësaj sfide edhe Kievo meriton kompliment­et, sepse bëri një ndeshje të madhe. Ronaldo? Është e kotë të flasësh për të, i mungoi vetëm goli, por bëri një ndeshje sakrifice".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania