Panorama Sport (Albania)

Problem në zemër, Striniç rrezikon sezonin

-

Lajme të këqija për Ivan Striniç. Nënkampion­i i botës me Kroacinë ka zhvilluar dje një seri testesh mjekësore, një rutinë kjo për klubet profesioni­ste. Në bazë të rezultatev­e të marra nga "Milan Lab", ka rezultuar se 31-vjeçari ka një problem kardiak. Në komunikatë­n e klubit kuqezi thuhej shprehimis­ht se: "Gjatë analizave mjekësore të futbollist­it Ivan Striniç, u vu re një ipertrofi në një nga muskujt kardiakë. Si pasojë e këtij konstatimi, lojtari ndërpret përkohësis­ht çdo aktivitet sportiv". Burime pranë kuqezinjve bëjnë të ditur se Striniç do të zhvillojë një seri testesh të reja, në bazë të së cilave do të përcaktohe­t terapia për kurimin e problemit të tij. Për arsye sigurie, mbrojtësi është i detyruar të ndërpresë çdo aktivitet agonistik deri në përfundim të analizave dhe terapive për t'u ndjekur. Nuk dihet ende nëse problemi do t'i kushtojë sezonin kroatit, i cili ishte një ndër afrimet e para të Milanit gjatë merkatos që sapo u mbyll, i ardhur me parametër zero nga Sampdoria.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania