Panorama Sport (Albania)

Bergomi: Milani, një ekip për Ligë Kampionesh

-

Bepe Bergomi nuk sheh ngjyrën e fanellës kur duhet të analizojë. Ish- kapiteni zikaltër i ka thurur elozhe Milanit, duke u kushtuar një vëmendje të veçantë afrimeve të kuqezinjve pas ardhjes në krye të klubit të fondit "Elliott". Në komentin e tij, Bergomi deklaroi se: "Nëse mendoj se çfarë ishte Milani 20 ditë më parë dhe çfarë është tani, diferenca është e frikshme. Higuain është sulmuesi më i mirë i Serisë A, por nuk duhet harruar se Milani i Gatuzos bëri më shumë pikë se Interi". Mes afrimeve dhe konfirmime­ve, Milani sipas Bergomit niset me disa avantazhe më shumë se një vit më parë. "Me blerjet e reja, kuqezinjtë do të rikthehen shpejt në maja, teksa duke mbajtur Suson kanë një armë më shumë. Habitem sesi disa klube nuk përfituan për të marrë spanjollin për 'vetëm' 38 milionë euro. Për mendimin tim, kuqezinjtë mund ta përfundojn­ë qetësisht kampionati­n mes katër ekipeve të para në renditje", përfundoi ish-kapiteni i Interit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania