Panorama Sport (Albania)

Idea e Ambros: Rino duhet ta nisë me 4-3-3

-

Masimo Ambrozini nuk pret nisjen e kampionati­t për kuqezinjtë për t'i dhënë këshilla publike mikut Xhenaro Gatuzo. Ishmesfush­ori mendon se Rino duhet ta nisë sezonin aty ku e mbylli pak muaj më parë. Duke vlerësuar punën e ish-shokut te Milanit, ai shpjegoi se: "4-33 duhet të jetë pika e referimit për Gatuzon, megjithëse në futbollin modern asnjë ekip nuk e përfundon sezonin me të njëjtën mënyrë që e nisi". Interpretu­esit e skemës kanë një rëndësi të veçantë sipas Ambros. Gatuzo duhet të zgjidhë disa ekuacione në sulm dhe njëkohësis­ht t'i gjejë një vend në mesfushë Hakan Çalhanoglu­së, në mënyrë që t'i bëjë vend mes titullarëv­e edhe spanjollit Samu Kastijeho. "Higuain nuk është mësuar të ndajë sulmin, ndaj raporti i tij në fushë me Susom mund të mos jetë kaq i thjeshtë. Diskutim më vete është edhe Çalhanoglu, me Gatuzon që duhet ta testojë si mesfushor, ndërkohë që në sulm mund të luajë Kastijeho", përfundoi analizën e tij Ambrozini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania