Panorama Sport (Albania)

Maldini monitoron, Kutrone bën dopietë

-

Paolo Maldini ka qenë dje i pranishëm në "Milanello" duke monitoruar stërvitjen e skuadrës dhe ndeshjen që djemtë e Gatuzos luajtën mes njëri-tjetrit në përfundim të seancës stërvitore. Skuadra fituese realizoi tri herë (dopietë Kutrone dhe një gol Kaldara), teksa për të humburit goli i vetëm u shënua nga Suso. Sot skuadra do të jetë pushim, teksa nesër do të paraqitet nën urdhrat e Gatuzos për të përgatitur ndeshjen e së shtunës ndaj Napolit. Rino duhet të gjejë edhe zgjidhjet për formacioni­n, duke parë mungesën e sigurt të Hakan Çalhanoglu­së, për arsye skualifiki­mi, me Bakajokon, si kandidat kryesor për të marrë vendin e turkut mes titullarëv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania