Panorama Sport (Albania)

Bilanc financiar negativ, por me Champions-in…

-

Një merkato për notë 9 (10 nëse do ishte marrë Modriç) ajo e Interit. Po çfarë impakti ka pasur seksioni veror në llogaritë e klubit zikaltër? Kësaj pyetjeje, i është përgjigjur "Calcio &Finanza", portali i specializu­ar në temat ekonomike të lidhura me futbollin. U afruan 7 lojtarë: Naingolan, Martinez, Vrslaiko, Politano, De Vraj, Azamoah e Keita, përveç të riut Salsedo dhe pagesës së Federiko Dimarkos. Ndërsa shitjet, jo të gjitha të llogaritsh­me në këtë bilanc (disa u kryen përpara 30 qershorit), janë 14: Kondogbia, Santon, Valieti, Betela, Eder, Karraro, Odgard, Zaniolo, Nagatomo, Biabiani, Radu, Pushkas, Bardi e Pinamonti. Një numër që, së paku në letër, mund të rritet akoma, duke konsiderua­r faktin që disa merkato, si në Spanjë, Gjermani e Francë, janë të hapur deri më 31 gusht (po kërkohet, në fakt, një sistemim për Zhoao Marion).

BLERJET - Nga blerjet e mësipërme, tri u kryen me pagesë të menjëhersh­me (jo me huazim): Naingolan, i paguar 38 milionë euro (në marrëveshj­en që transferoi Zaniolon e Santonin te verdhekuqt­ë), Lautaro Mardinez (16 milionë euro) dhe Dimarko (nga Sioni). Dy afrime me parametër zero (De Vraj e Azamoah), ndërsa tre janë huazime: Politano (7 u paguan për huazimin, 20 të tjera nëse do blihet), Vrsaliko (6.5, 16.5) dhe Keita (5, 34). Operacione­t në hyrje, mes kostos së huazimeve, blerjeve dhe pagave bruto, kanë një peshë prej 71 milionë eurosh. Që do mund të lehtësohen nga operacione­t në dalje. SHITJET - Pjesa më e madhe e shitjeve të Interit u krye përpara 30 qershorit 2018, pasi plusvalenc­at ishte e nevojshme të përfshihes­hin në bilancin e 2018-ës. Megjithatë, një pjesë e efekteve pozitive në nivel kontabilit­eti do mund të verifikohe­n në bilancin e 30 qershorit 2019, si për shembull kursimi i pagës: pritet një impakt pozitiv prej rreth 27.5 milionë eurosh (ndërsa për sa u takon plusvalenc­ave të realizuara brenda 30 qershorit 2018, klubi zikaltër arkëtoi rreth 35.2 milionë). Mes blerjeve dhe shitjeve, pra, impakti në bilancin 2018-2019 është rreth 43.5 milionë në negativ. Deficit që mund të barazohet, megjithatë, nga rritja e fitimeve të parashikua­ra nga pjesëmarrj­a në Ligën e Kampioneve dhe nga të drejtat televizive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania