Panorama Sport (Albania)

Milani kishte në dorë Ramires, “Suning” pengoi transferim­in

Zikaltrit, pengesa e merkatos së "Djallit"

-

Merkato që u mbyll dy ditë më parë rezervoi goditje surprizë, por pati edhe nga ato që nuk përfunduan me sukses, për mosmarrëve­shje lojtarësg, agjentësh, klubesh, madje edhe pronarësh. I tillë ishte rasti i Jangsu Sunging, ekip ku militon edhe Ramires Santos Do Nashimento. Sipas portugezëv­e të "Rekord" ka pasur një prapaskenë edhe për braziliani­n, i cili ishte i gatshëm të rikthehej në Europë pas përvojës kineze, e cila kishte pasuar gjashtë vitet e kaluara te Çelsi. I zbarkuar në Kontinenti­n e Vjetër nëpërmjet Benfikës (një sezon) dhe gjashtë vitesh në Angli, 31-vjeçari prej dy sezonesh luan te Jangsu Suning. Klubi që ka si

pronar Jingdong Zhang, i njëjti person që zotëron edhe Interin, ka vendosur veton mbi transferim­in e braziliani­t. Sipas të përditshme­s portugeze, lojtari kishte gjetur një akord me Milanin, klub për të cilin e kishte bindur patrioti, Leonardo, në rolin e drejtorit teknik të kuqezinjve. Pasi palët kishin rënë dakord edhe për

pagesën dhe sezonet, bisedimet janë ndalur nga krerët e klubit kinez, të cilët nuk kanë lejuar përforcimi­n e radhës për "Djallin", duke bllokuar transferim­in. Frika për një përforcim të ekipit të Gatuzos ka bërë që Jingdong Zhang, të shpalosë kontratën e lojtarit me Ramiresin që duhet të kënaqet nga lumi i milionave që arkëton në tokën kineze. Kujtojmë se pak vite më parë, braziliani i pati dhënë lamtumirën kombëtares së vendit të tij, duke preferuar Kinën, ndërkohë që për të argumentua­r vendimin tha: "Preferoj të jem milioner sesa të krenohem me disa prezenca në kombëtare, por të mos jem i pasur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania