Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Jemi për titull

"Jemi gati për të sfiduar këdo, edhe ne mes skuadrave anti-Juventus"

- Përgatiti: LEDIO NASE

‘ Duhet t'i fitojmë të gjitha ndeshjet. Deshëm biçikletën, tani të pedalojmë". Luçiano Spaleti nuk i shmanget detyrës përpara debutimit në kampionat kundër Sasuolos: "Jemi më të fortë krahasuar me vitin e kaluar, vijmë nga një kampionat dhe nga një klasifikim i rëndësishë­m, tani duhet të përmirësoh­emi, - vijon trajneri, - dhe nuk duhet të bëjmë hapa prapa. Nuk ka më kohë për prova: kemi të gjitha njohuritë e nevojshme, duhet të hyjmë në fushë të përgatitur".

MISIONI TITULL - Edhe pse kampionati nuk pret, pikët nisin të numërohen që sot: "Ndeshja e fundit e sezonit të kaluar na ka treguar se gjithçka mund të ndryshojë brenda një ore. Pra, duhet të llogarisim qoftë edhe vlerën e një ndeshjeje të vetme. Klubi ka kryer një punë të mirë, nuk më mungon asgjë, në ekip janë afruar lojtarë fantastikë. Tani na mbetet ne të mos gabojmë. Por, mendoj se askush nuk dëshiron t'i japë fitoren Juventusit: janë më të fortët, megjithatë ne ndodhemi në grupin e skuadrave që do përpiqen të luftojnë për titull. Çdo skuadër është përforcuar, futbolli italian tashmë nuk josh më pak se La Liga e Premier Liga, një karrierë në Itali është rikthyer në modë".

NGA NJË KROAT TE TJETRI - Dukej një referim (edhe) për Modriç, por: "Luka? Nuk më duket të jetë mes të grumbullua­rve… flas vetëm për lojtarët e mi". E më pas, mbi Brozoviç: "Jam shumë kureshtar nga të rinjtë, Lautaro është një futbollist i fortë, të cilin duam ta përdorim. Duhet vetëm të japë diçka në fazë mbrojtëse. Por, në veçanti pres

shumë nga Brozoviç. Dua të jetë lideri i fundit të sezonit të kaluar, tashmë e kam kuptuar në çfarë pozicioni të fushës mund të jetë vendimtar për veten dhe skuadrën".

SEZONI I RI - Sepse të gjithë duhet të japin maksimumin, duke nisur nga Sasuolo:

"Është një kundërshta­r shumë i fortë, që gjithmonë na ka vënë në vështirësi". Lidhur me Perisiçin e Vrsalikon, të destinuar për stolin: "Duhet t'i përdorim me kujdes, duke konsiderua­r edhe rrjedhën e ndeshjes". Objektivat: "Është e kotë të

vendoset një kufij, megjithëse limiti i vendit të katërt është i rëndësishë­m. Presion mbi mua? Jo, atë e kam menaxhuar në të kaluarën, tani gjithçka është argëtim".

TË GRUMBULLUA­RIT - 22 të grumbullua­r, mungojnë Naingolan e Zhoao Mario:

"Portugezi ka një lodhje muskulore, - siguron Spaleti, - nuk është jashtë skuadre. Vërtet. Të grumbullua­rit i zgjedh unë dhe ai nuk mbetet jashtë. Shkrinjar në dyshim? Po, duhet të jemi të kujdesshëm". Në fund, një mendim për tragjedinë e

Xhenovës: "Jam pranë familjeve që vuajnë. A do ishte e drejtë të ndaleshim? E rëndësishm­e është të evitojmë që episode të tilla të përsëriten, nëse një 'stop' tani do kishte shërbyer do isha gati të bllokoja gjithçka edhe për muaj radhazi".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania