Panorama Sport (Albania)

Murijo, Valencia derdh 12 milionët

-

Xhejson Murijo është larguar zyrtarisht nga Interi, duke firmosur një kontratë 4-vjeçare me Valencian. Klubi spanjoll huazoi mbrojtësin merkaton e kaluar dhe kishte të drejtë ta blinte në fund të sezonit dhe duke parë paraqitjet që ka bërë në Spanjë, kanë përdorur opsionin e blerjes. Kolumbiani u bashkua me Interin në vitin 2015 nga Granada për 8 milionë euro dhe pas paraqitjev­e që bëri në Itali, Reali e shumë skuadra të tjera ishin të gatshme të paguanin nga 30 milionë euro për shërbimet e tij, por Interi këmbënguli për ta mbajtur në Milano dhe këtë sezon, Valencia ka paguar vetëm 12 milionë euro, duke i vendosur dhe një klauzolë që kap shifrat e 80 milionë eurove.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania