Panorama Sport (Albania)

Londra “vishet” blu, Çelsi fiton derbin me Arsenalin

Humbja e dytë për Emerin, vendimtar goli i Markos Alonsos

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pesë gola në total, gjysma krahasuar me rastet e krijuara, dhe shumë spektakël. Derbi i Londrës nuk ka zhgënjyer pritshmëri­të dhe ka dhuruar 90 minuta me tension të lartë. Niset mirë Çelsi i Mauricio Sarrit që kalon në avantazh të dyfishtë me Pedron e Moratën. Arsenali nuk qëndron spektator dhe barazon me Mkhitarjan e Iuobi. Në fund, megjithatë, ka festë "blu": golin e fitores e shënon Alonso.

Ritme të larta që në momentet e para ta ndeshjes. Pas rastit të mirë të krijuar nga Ozil, në avantazh kalon Çelsi: kundërsulm, asist i Alonsos dhe gol i firmosur nga Pedro me të majtën. Menjëherë më pas, tjetër "drithërimë", me Barklein pas një harkimi në thellësi të Kantesë: moment pozitiv për Çelsin. Por Arsenali reagon, megjithëse shpërdoron dy raste të arta. Fillimisht Obamejang driblon David Luizin dhe godet në portë, por Kepa pret tentativën e gabonezit; më pas gjithmonë sulmuesi gabon me portën e boshatisur. Kush gabon, pëson. Dhe blutë dyfishojnë shifrat me Moratën: Azpilikuet­a shërben spanjollin që lë prapa Mustafin dhe shtang Çeh me një të majtë tokazi. Në krahun e kundërt, Mkhitarjan ka një rast të shkëlqyer që e gabon, vetëm për vetëm me Kepan,

në të njëjtin pozicion si Obamejang pak çaste më parë. Në aksionin e radhës, në të 37-ën , ndërkaq, lojtari me origjinë armene nuk fal: godet me të majtën, Kepa arrin ta prekë sferën, që megjithatë përfundon në portë. Emocione pa fund.

Pas një tentative të Moratës, Arsenali barazon llogaritë pak çaste përpara fundit të pjesës së parë. Meritë e Iuobit, i cili, i shërbyer nga Mkhitarjan, mposht sërish portierin e ri të bluve.

Rastet nuk mungojnë as në pjesën e dytë. Torreira, i aktivizuar në vendin e Xhakës, humbet topin që e fiton Pedro dhe shërben Kantenë: mesfushori i Çelsit godet në portë, por ndërhyrja e Papastadho­pulos është vendimtare. Menjëherë më pas, Çelsi kërkon avantazhin me Barklein, por Çeh ( ish- blu)

devijon në goditje këndi. Goli i tretë i Çelsit vjen në të 81tën: asist perfekt i Hazard që zëvendëson Uillianin në fushë, për Alonson, i cili në shtyllën e parë dërgon topin në rrjetë me të majtën. Mauricio Sarri fiton derbin e parë të Londrës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania