Panorama Sport (Albania)

Alonso: Tri pikë të merituara

-

Shënoi golin e fitores 3-2 duke i dhuruar Çelsit derbin e parë të Londrës për këtë sezon të Premier Ligës. Dhe, në fund të sfidës, Markos Alonso (që dha edhe asistin për golin e parë të Pedros) është shprehur se ishte një sukses tërësisht i merituar për skuadrën e tij, paçka se "Arsenali zhvilloi një ndeshje të mirë, - komentoi mbrojtësi spanjoll menjëherë për gazetarët. - Në pjesën e parë forcat tona ishin të barabarta. Na vunë në vështirësi në minutat e fundit. Megjithatë, arritëm t'i dominonim për pjesën më të madhe të ndeshjes. Por, ne ishim superiorë dhe mendoj se tri pikët i merituam", përfundoi Alonso deklaratën në zonën mikse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania