Panorama Sport (Albania)

Mido: Salah do luajë një ditë për Realin

-

Salah sapo ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Liverpulit, por patrioti i tij dhe ishsulmues­i i Totenhemit në Premier Ligë, Mido, tha për "Sky Sports" se lojtari do të largohet një ditë nga "Anfield". "Unë kam folur me njerëzit përreth tij, ai është shumë i lumtur dhe ai dëshiron të qëndrojë në Liverpul për aq kohë sa të mundet. "Ai ka 'rilindur' aty dhe mendoj se do të dëshirojë të qëndrojë në 'Anfield' për tri apo katër vjet, më pas nuk do të mund të refuzojë një ofertë të ardhur nga Reali i Madridit", u shpreh Mido. Ish-sulmuesi i Ajaksit beson se "Mo" do të dojë të provojë një aventurë të re te "Galaktikët" përpara se të lërë futbollin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania