Panorama Sport (Albania)

Usain Bolt zbret në Sidnei si futbollist

-

Usain Bolt ka realizuar më në fund ëndrrën e tij, pasi do të luajë në A-League, nivelin më të lartë të futbollit më Australi. Megjithatë, klubi australian ka saktësuar se kjo kontratë nuk i garanton atletit aktivizimi­n. Ai duhet të tregojë se sa vlen, duke u stërvitur me ekipin për një kohë të caktuar, me shpresën se do ta bindë stafin që të luajë. Kjo nuk është përvoja e parë e Boltit, i cili më parë është stërvitur me Borusian e Dortmundit, me Mamelodin në Afrikën e Jugut dhe në fund me norvegjezë­t Stromsgods­e. Bolt ka qenë gjithmonë një dashamirës i futbollit dhe gjithmonë ka shprehur dëshirën për të luajtur me Mançester Junajtid.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania