Panorama Sport (Albania)

“Luaj me adoleshent­ë, duhet ta kontrollon­im lojën”

-

"Donim fitoren. Vuajtëm në fazën mbrojtëse duke pësuar tre gola, por gjithashtu patëm shanset tona për të shënuar më shumë". Kështu është shprehur në zonën mikse pas humbjes 3-2 në derbin e Londrës kundër Çelsit, trajneri i Arsenalit, Unai Emeri. "Më pëlqeu reagimi i skuadrës edhe kur ishim dy gola në disavantaz­h, por duhet të kishim bërë diçka më shumë në pjesën e dytë, ku ishte e nevojshme të kontrollon­im më mirë lojën, të qarkulloni­m më mirë topin dhe nuk e bëmë. Ne luajmë në çdo ndeshje për të fituar, por pësuam 3 gola dhe treguam shumë probleme në aspektin mbrojtës. Por, gjithashtu patëm shumë raste për

ta fituar këtë sfidë. Duhet të kënaqemi me mënyrën se si reagoi skuadra ndaj një rivali të fortë, por edhe të punojmë shumë për sfidat e ardhshme. Çelsi këtë e bëri më mirë se ne, ndaj rezultati përfundimt­ar ishte 3-2. Jemi në proces rritjeje: në pjesën e dytë luajtëm me dy të rinj në mesfushë, 19 dhe 21 vjeç. Ndaj, nuk më tremb rezultati", vazhdoi më tej trajneri i "Topçinjve". Kalendari nuk ka qenë me fat për Arsenalin, që në dy ndeshjet e para ka 0 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania